Alert Alcani nga sot nuk është më trajner i skuadrës verilindore të Burrelit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ai ka dhënë dorëheqjen duke falenderuar kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj dhe tifozët matjanë.
Postimi i Alcanit:
Nga sot e tutje nuk jam më pjesë e ekipit të futbollit Burrel. Falenderoj kryetarin e bashkisë z Agron Malaj për korrektësinë dhe gadishmërinë që ka treguar për qytetin dhe ekipin e futbollit. Falenderoj stafin që punova dhe tifozët. Suksese në vazhdim.