Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dosja e SPAK, ironizon ish-kryeprokurori Eugen Beçi: Zbulohen lidhjet e politikës me krimin, porositën vrasjet sikur po porosit pilaf

22:08 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja e SPAK, Eugen Beçi, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në një program televiziv tha se SPAK e ka lejuar vetë publikimin e dosjes mbi operacionin e fundit, duke reklamuar në këtë mënyrë punën dhe veprimtarinë e saj.

Beçi theksoi se procedurialisht kanë ardhur dy CD nga Franca, që janë transkriptuar, këto materiale të reja, i janë bashkangjitur dosjesh së vjetër dhe më pas janë nxjerrë masat e sigurisë.

“I gjithë ky proces duhej të bëhej në sekret të plotë. Çfarë ndodhi? Sot janë larguar të gjithë, pasi ka kaq kohë që flitet për SKY dhe Encrochat dhe kjo na solli këtë rezultat të sotëm.

Në rast se procedimet do të hetoheshin të ndara, pra pa i bashkuar 4 akuza në një dosje, do të kishim një hetim më të shpejtë.

Dosjen e inceneratorëve SPAK e ndau, ndërsa në rastin e fundit i bashkuan dosjet”, tha Beçi.

Ai u shpreh se duhet të ketë një hetim të plotë, por shtoi se duke bashkuar dosjet na rezulton se është bashkuar në një vend edhe autori edhe viktima.

“Kemi në dosje ku një person na del viktimë e skenarëve për vrasje dhe pastaj na del si organizator për të kryer vrasje.

Jo vetëm nuk ka surpriza në emrat që dosjen e fundit, por 99% e tyre janë gjykuar dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe më pas janë liruar nga burgu, përmes procedurave.

Sot që politikës nuk i duhen më këta emra, dhe na erdhën transkriptet, kemi aksionin për kapjen e tyre”, tha Beçi.

Ai theksoi se është një dosje ulëritëse për lidhjet e politikës me krimin.

“Kemi persona që porosisin vrasje, sikur po porosisin pilaf, janë pjesë e politikës”, tha Beçi.

Eugen Beci krimi politika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.