Atentati i mbrëmjes së 29 Dhjetorit 2018, ku mbetën të vrarë 3 persona, mes tyre një shtetas turk tronditi qytetin e Elbasanit. Viktimat ishin Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay, por ende policia nuk ka dijeni për autorët e ngjarjes, ndonëse shkak kryesor është përfolur prishja e pazareve të drogës.
Madje mbrëmjen e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi lidhjen e masakrës së 29 Dhjetorit me atë të 3 shkurtit 2016 po në Elbasan, ku humbën jetën po tre persona, mes tyre Eno Bedalli, i cili u ekzekutua në atentatin që iu bë Çapjave.
Viktimat Eno Bedalli dhe Endrit Alibej janë arrestuar të dy ndër 29 personat e arrestuar në Itali në 4 qershor të vitit 2013 si pjesë e një grupi të madh kokaine që drejtohej nga Alibej dhe vëllai i tij.
Autoritet Italiane kanë dosjen me përgjimet ku rezulton se Endrit Alibej dhe Eno Bedalli përplasen për një borxh për shkak të trafikut të kokainës.
Ky grup dyshohet se për disa vite ka blerë kokainë në Hollandë dhe më pas e kanë shitur në zonën e Astit në Itali.
Vrasja e Endrit Alibejt dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për kokainën jashtë Shqipërisë.
Një prej këtyre konflikteve është i zbardhur edhe në dosjen e autoriteteve italiane, ku në nëntor të 2011-së Endrit Alibej ka një marrëdhënie të acaruar me Eno Bedallin. Alibej dhe Bedalli flasin për një borxh “7000 lekë” që prokurorët italianë e kanë interpretuar si një borxh për një furnizim droga “7.000 euro”, por që në fakt mund të ishte edhe më shumë.
Nga bisedat e përgjuara dallohet gjuha e kërcënimit pikërisht që Endrit Alibej përdor ndaj Eno Bedalli që në 3 shkurt 2016 u vra në një atentat në Elbasan bashkë me Agron Çapaj dhe Ardit Sinakolli.
Në këto biseda telefonike Endrit Alibej njihet me emrin Gabriel Manu, i cili është një nga 5 emrat që Alibej ka përdorur në Itali.
Gjatë gjithë kohës Endrit Alibej ka komunikuar me Eno Bedallin dhe është ankuar për vonesat e pagesës, ndërkohë që Bedalli dëgjohet të thotë se për momentin nuk ka para dhe se do ta laj borxhin me Endrit Alibejn, sapo të mbërrij në Shqipëri.
Nga mesazhet telefonike në datën 24 nëntor 2011 Bedalli i shkruan Alibejt:
Eno Bedalli: O shok ime sa erdha në shpi se isha në ba… Po nuk po vjen njeri për zotin se nuk po të rrej. Të hënë më tha. Ça ti bëj. Të hënën i ke të gjitha 7 mijë lek(euro)
Eno Bedalli: 7 mijë i kam. Pastaj ti se di qysh janë këto punë? Të hënën në darkë jam aty. Baj si ta bash. Ma baj hallall.
Komunikimi vijon në datën 27 nëntor
Endrit Alibej: Ç’farë ore do vish nesër o llapo? Nga darka se nga ora 5 e kam lënë me atë çunin
Endrit Alibej: Ore nesër hajde patjetër.
Një ditë më vonë kuptohet që Bedalli nuk do të shkojë të takojë Alibejn për të dorëzuar paratë:
Endrit Alibej: O llapo ça po bën
Eno Bedalli: Asgjë
Endrit Alibej: Ehh asgjë
Eno Bedalli: Vij sonte, vetëm se po pres një person. Kam takim në orën 5
Endrit Alibej: Ti duhet të vish se s’bën sonte
Eno Bedalli: Me patjetër që do të vij, i gjallë ose i vdekur
Endrit Alibej: Ok më telefono
Eno Bedalli: Në rregull, do të telefonoj sapo të jem afër
Endrit Alibej: Ej po tall k… me mua ti apo s’je mirë, po luan lojra. Hajde mbarojmë punë se nuk ndërmend të merrem me hallet e tua.
Endrit Alibej: Ore … përgjigju pse e fik telefonin, nuk janë gjëra të mira këto. Ç’farë do bësh mos tall … me mua
Endrit Alibej: Or … përgjigju pse e ke fikur telefonin, nuk janë gjëra këto për tu bërë, por hajde dhe më sill paratë.
Eno Bedalli: O Tarzan më datë 29 jam në Shqipëri. Po ti sjell në Portin e Durrësit paratë, sepse nuk mund të vij tek ty, ose ndryshe do ti dërgoj me Moneygram. Vetëm se nga këtu nuk mund të dërgoj dot më shumë se 1500 euro në ditë.
Ndërkohë pas mospagesës së borxhit nga Bedalli, Endrit Alibej mban kontakte të vazhdueshme me kushuririn e tij në Gjermani ku i ankohet për borxhin.
Endrit Alibejt i shkruan personit të identifikuar me emrin Kujtim:
Nuk po të fsheh asgjë sepse jam i njëjti që kam qënë edhe më parë. Më ka thënë që do të mi dërgojë në datën 28, i jam përgjigjur që ti paguaj në çfardo forme që ai do, por mjafton që në datë 28 të më sjellë paratë”.
Gjithashtu Endrit Alibej komunikon edhe me xhaxhain e tij, Arben Dylgjeri që nga përgjimet në dosjen italiane rezulton me emrin Doni Dylgjeri.
Alibej informon xhaxhain se vëllai i Eno Bedalli do ti japë 10 mijë euro deri në datën 31 dhjetor 2011. Po nga këto përgjime Endrit Alibej i thotë xhaxhait se ai do të vij në Shqipëri vet për ta sqaruar këtë situatë.