Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për të dhënë vendimin për kërkesën e Izet Haxhisë, që të rihapet procesi gjyqësor. Trupa gjykuese do të shprehet më 18 mars në orën 12.00.
Vetë Haxhia në seancën e sotme tha se është dëshmitar i dorës së parë në dosjen “Hajdari” por që ende nuk është dëgjuar nga asnjë gjykatë.
Më herët, ish-truproja e Sali Berishës, tashme në burg ka kërkuar sot në seancën në Apelin e Tiranës ndërrim të trupës që do ta gjykojë.
Përmes avokatit të tij, ai kërkoi kohë që të përgatisë kërkesën për përjashtim të trupi gjykues. Ai ka kërkuar të gjykohet nga gjyqtarë që kaluan vetingun. Kujtojmë se Haxhia ka kërkuar rigjykimin e dosjes së “Azem Hajdarit”, vrasje për të cilën ai është dënuar me 25 vjet burg.