Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja “Haklaj”/ Klodiana Lala flet për ekzekutimin e bujshëm dhe zbulon një nga pistat e mundshme

21:09 / July 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Eni Ferhati dhe avokati Dritan Jahaj kanë diskutuar në lidhje me vrasjen e Guxim Gjyriqit në vitin 2020. Ferhati ka deklaruar se pista e autoriteteve për ekzekutimin e tij, nuk ishte vetë Guximi, por vëllai i tij Agroni, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me familjen Haklaj në Tropojë.

Ndërsa në lidhje me historitë e hakmarrjeve të grupeve kriminale në Shqipëri, avokati Dritan Jahaj ka shpjeguar se gjakmarrja aktivizohet edhe pas disa dekadash, dhe kjo në momentin që shihet që grupi kundërshtar po fuqizohet.

Ferhati: Guxim Gjuriçi nuk kishte ngarkesa kriminale, vëllai i tij Agroni ishte ai që kishte miqësi të afërt me familjen Haklaj.

Agoni ka pasur një marrëdhënie të ngushtë dhe mendohet se ekzekutimi i Guximit erdhi si pasojë e të shkuarës së vëllait.

Duke qenë se ndodhi në një territor si Tropoja me pak popullsi dhe informacioni është shumë më i lehtë të sigurohet. Edhe informacionet policore është e lehtë të sigurohen. Grupi i hetimit pistën kryesore ka ngritur pikërisht Agronin.

Guximi nuk ka pasur frikë e ndroje për jetën. Bënte një jetë normale. Është e çuditshme që pas kaq kohësh të organizohet një vrasje e tillë kaq e mirëmenduar. Mesa duket gjakmarrja në Shqipëri madje aq më tepër në Tropojë që veç Kodit Penal vepron Kanuni, mbetet ende realitet.

Klodiana Lala: Janë më shumë se dy dekada. Është normale të vijojë kaq gjatë hakmarrja në Shqipëri?

Avokati Jahaj: Nga eksperienca hakmarrja mund të aktivizohet edhe pas 20 vitesh. Kur palët që janë në konflikt shohin që një palë po fuqizohet ekonomikisht, gjejnë momentin ti godasin për mos ti lënë të forcohen. Në rrethine tyre dhe informacionet që kanë mund të kenë pasur info që mund të jetë llogaritur një lëvizje ndaj tyre.

Gazetari Ferhati: Eldi Dizdari. Mund të veprohet me letërporosi sepse udhëton në Emiratat e Bashkuara Arabe me të cilët nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Një detaj tjetër është që një nga automjetet e vrasësve është gjetur në servisin e dy personave të ekzekutuar tashmë por që sipas dëshmisë kanë pasur një rol të madh.

Si ka mundësi që një mjet i tillë të mbërrijë nga Bajram Curri në Durrës ndërsa policia ka pasur pamjet që në fillim. Grupet kriminale që merren me vrasje me pagesë dhe që janë të skeduara me krime kundër jetës, para se të arrin një porosi bëjnë ca procedura standarde, shohin zonën, marrin informacion shohin nga do të largohen etj., aq më tepër nëse kemi të bëjmë me rastet e killerave të kalibrit të Nuredin Dumanit.

Gjatë të gjithë kësaj periudhe edhe pse Prokuroria e Posaçme ka mbajtur një qëndrim hermetik, është e kuptueshme që ka pasur dëshmi të tjera për të dy të penduarit e drejtësisë.

Klodiana Lala: Guxim Gjuriçi rezulton person pa rekorde kriminale. I vetmi shqetësim është vëllai që tani jeton në SHBA ishte i plotfuqishmi i Tropojës. A kanë kriminelët kod moral?

Avokati Jahaj: Historia në rastet e hakmarrjes ka treguar se nuk ka një kod. Palët vrasin edhe familjarët, nuk e respektojnë kodin që të hakmerren tek personi që ka vrarë. Kur nuk arrijnë të vrasin ekzekutuesin e të afërmit të tyre, bëjnë të pamundurën të godasin familjarët e tyre. Grupet godasin edhe shoqërinë e ekzekutuesin pasi i shohin edhe si persona që në një të ardhme mund të reagonin në rast se do t’i ekzekutonin shokun.

Klodiana Lala: Ç’duhet të bëjë drejtësia? Eldi Dizdari është një nga pistat më të mundshme. A është e stepur prokuroria për ti shkuar deri në fund historisë?

Gazetari Ferhati: Deri dje ka qenë e stepur por me krijimin e Prokurorisë së Posaçme, janë pjekur të gjitha kushtet që mos të mitizohen emra të caktuar. Mund të kenë mbështetje politike apo potenciale ekonomike por askush nuk është i paprekshëm. Megjithatë prezumimi i pafajësisë është për këdo.

Lala: Mund të shërbejë një detaj rrethanor për të zgjidhur çështjen?

Avokati: Duke njohur standardin e Prokurorisë së Posaçme, mjaftohen edhe me deklarimet e dy dëshmitarëve. Mund të jetë një indicie për të hetuar e për të shkuar në provën e pakundërshtueshme. Për bashkëpunëtorët e drejtësisë, merret e mirëqenë çfarë thotë ai edhe nëse nuk ka qenë dëshmitar por vetëm e ka dëgjuar nga dikush tjetër.

dosja haklaj ekzekutimi klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.