Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se “Metamorfoza” mund të nxjerrë fakte të reja dhe emra të rinj që mund të jenë përballë drejtësisë.
“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje”, deklaroi Lala në një interviste në “News 24”.