E planifikuar që të mbahej sot, por është shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 mars, ora 15:00. Kjo ndodhi pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Në të njëjtën kohë, ata depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Postime te ngjashme
Add A Comment
