Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Now” se së shpejti pritet që një dosje, të cilën e e cilësoi drithëruese, të bëhet publike, duke përfshirë shumë emra të sistemit të ri të drejtësisë.
Sipas Vangjelit, në këtë dosje, për të cilën është vendosur me urdhër gjykate që të mos bëhet publike për shkak të materialeve sekrete, ku përfshihen emrat e dretësisë së re, zbulohen biseda nga Encrochat.
“Flitet shumë në Tiranë, në rrethet e juristëve dhe politikanëve, për ekzistencën e një dosjeje dhjetëra faqesh, dosje drithëruese, e cila përfshin dekriptimin e dhjetëra chat-eve të Encrochat-it me subjeket njerëz të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë së re. Ka një vendim gjykate që kjo dosje të mos publikohet, materialet e saj janë sekret, nuk them e kam parë ose jo. Natyrisht i bindem vendimit të gjykatës, pavarësisht se jam gazetar dhe nesër mund të dal kundër këtij vendimi. Ndoshta diku ky informacion ka fillur të shndërrohet në një sekret publik dhe druaj që do shpërthejë diku. Ka shumë emra, prishen shume ekuilibra, emra të sistemit të ri të drejtësisë,” –u shpreh Vangjeli.