Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka quajtur palaccollëk dhe iniciativë të një tufe delexhinjshm, amendamentin për verifikimin e të shkuarës së të gjithë zgjedhurve pavarësisht nëse kanë marrë më parë çertifikatë pastërtie.
Vasili u përplas edhe me Ramën i cili i foli nga vendi, teksa deputeti i PL-së po mbante fjalën e tij.
Petrit Vasili:
E gjithë kjo sallë parlamenti me këta delenxhinj nga mbrapa na kanë sjellë këtu me një email anonim që i nxorri gjumin e vapës autoritetit të delexhinjve. Po u japim të drejtën këtyre të hapin dosjet? Po këta nuk pyetën fare për Parlamentin. U bashkua delexhinjllëku me idiotësinë dhe i hapën dosjet. I vunë emër dhe mbiemër ish Presidentit dhe nuk patën nevojë fare për verifikime. Dolën edhe në përfundime se është në dosjet e sigurimit. Ky autoritet që nxitoi dhe është këmbëshpejtë se mori 7 vendime me radhë, mori emailin anonim, komunikuan me anonimin, gjetën rezultate, bënë edhe ligj. Bashkë me këtë piktorin e Sigurimit këtu mbrapa.
Rama i flet nga vendi dhe qesh
Vasili: pusho, idiot. Po ik ore idiot se je i lodhur komplet. Rri fle gjithë ditën aty dhe kalon fundin e darkës këtu si budalla.
Vasili i drejtohet Nikollës:
Zonja kryetare do ta pushosh këtë apo ka ndonjë status të veccantë ky se nuk është mirë ngë trutë.
Nikolla: Kujdes me etikën zoti Petrit, vijoni fjalën.