Partia Demokratike përgënjeshtron një lajm të publikuar në media sipas të cilave ishte gati një draft-marrëveshje.
Burime nga Partia Demokratike, teksa e konsiderojnë “lajm të mediave qeveritare”, thonë se ky është një “produkt i propagandës mashtruese të Edi Ramës”.
“PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e pa negociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime”, thanë burimet nga opozita.
Në disa media u publikua një marrëveshje, sipas të cilëve kishte 7 pika kryesore të propozuara nga opozita si kusht kryesor për ndërprerjen e protestave të dhunshme dhe uljen në tryezën e bisedimeve.