Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drafti i Kodit Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë! Jo më sekuestro celularësh pa vendim gjykate

12:00 / July 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dumani 01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se drafti për ndryshimet në Kodin Penal ka nevojë për ndryshime. Në një takim ‘off records’ me gazetarët, Dumani tha se nuk janë përshirë në hartim dhe ende nuk e kanë më duar draftin. Por, sapo të njihen me të, do mbajnë qëndrimin zyrtar.

“Për debatin e Kodit te ri Penal, ka një rendësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale. Debati i parë duhet të ishte bërë, a ishte i nevojshëm Kodi i Ri apo te punohej mbi kodin aktual. Un vetë besoj që ka nevoje për ndryshime, për shembull neni për narkotiket, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. është një draft, ne se kemi marrë zyrtarisht, nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kur të na vij do e analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”, tha Dumani.

Nuk e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin  ndaj Oneida Ymerit, ku doli me vendimin se s’mund të ketë më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate. Jemi të detyruar ta zbatojmë thotë Dumani.

Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm kanë pasur një periudhë të ngarkuar me hetimet e reja dhe dosjet e vjetra. Ndalur tek krimet zgjedhore, Dumani është shprehur se kanë qenë të fiksuar nga muaji mars deri në fund të procesit zgjedhor të 11 majit. Në total Dumani thotë se në SPAK kanë mbërritur 193 kallëzime për krime zgjedhore, 53 nga të cilat nga subjektet politike, 56 janë referuar nga Policia e Shtetit, 1 nga SHKB. Për 39 prej kallëzimeve vijojnë hetimet.

“Strategjia e hartuar ka patur efekt parandalues, ku pjesë ka qenë KQZ dhe Prokuroria e Pergjithshme.”, është shprehur Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim me gazetarët komenton edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për rastin ndaj Oneida Ymerit, ku doli me vendimin se s’mund të ketë më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate.

“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, tha shkurt Dumani.

celularesh dumani jo sekuestrim Kodi Penal vendim gjykate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.