Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drafti/ Përgatitet struktura e re për Policinë e Shtetit

10:45 / November 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Shtetit 1536x1139 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtues të lartë të DPPSH u mblodhën për të diskutuar për strukturën e re drejtuese. Ky diskutim u zhvillua pa praninë e mediave dhe struktura e re nuk u bë publike.

Burime bëjnë me dije se struktura e re do të përbëhet nga 6 departamente kryesore. Departamenti i Policisë Kriminale, kufirit, marrëdhënieve ndërkombëtare, rendi dhe siguria, shërbimet mbështetëse dhe IT. 

Të 6 departamentet përbehen nga disa drejtori, siç është edhe përbërja e strukturës aktuale. Mëson se me strukturën e re bie në sy një fuqizim i departamentit të Policisë kriminale duke dobësuar departamentet e tjera dhe duke i dhënë më shumë atribute Kriminales. Ky departament do të përbëhet nga 7 drejtori dhe do të emërtohet “Departamenti për Hetimin e Krimit të organizuar dhe Krimet e Rënda”. 

Drejtoritë që do të përbëjnë këtë departament: 

1-Drejtoria për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve 

2-Drejtoria për Hetimin e krimeve ekonomike dhe Financiare 

3-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda 

4-Drejtoria e forcës së posaçme operacionale 

5-Drejtoria e emergjencës dhe arkivës kriminale 

6-Drejtoria për hetimin e krimit kibernetik 

7-Drejtoria e Europol 

Pesë departamentet e tjera do të jenë njësoj me disa drejtori më pak dhe më me pak atribute. 

Departamenti i Policisë Kriminale merr edhe drejtorinë e Europol edhe pse në të gjithë vendet e Europës, Europol dhe Interpol janë bashkë. Ndërkohë me strukturën e re pritet të hiqet drejtoria e krimit të organizuar që drejtohet nga Edmond Rizai sepse ka mbivendosje me Drejtorinë e Antidrogës. 

Ajo që vihet re me strukturën e re është përqendrimi i Policisë së Shtetit në dy poste, ai i Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, sot Policia Kriminale që drejtohet nga Neritan Nallbati. /A2CNN

struktura 750x999 57dce3a5 de76 400e b4a0 5af9702fb622 1af54658 9348 4b1c 9b84 0e7e78c08f85

drafti drejtoritë Policia e shtetit struktura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.