Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari prej muajsh kanë qenë kryefjala e mediave rozë. Nuk ka pasur asnjë reagim nga ish-cifti deri më tani, por mësohet se ata i kanë dhënë fund perfundimisht lidhjes së tyre.
Përgjatë këtyre viteve ata nuk publikonin shumë foto së bashku në rrjetet sociale, por ato që kishin i kanë fshirë.
Newsbomb.al. mëson se trashëgimtarja e Top Channel ka nisur një lidhje të re. Pak ditë më parë Lori publikoi një video në Instagram ku shfaqej teksa kishte marrë një dhuratë mashështore.
Mes shumë fotografive të saj, ndodhej një buqetë me lule bore. Lidhur me këtë ngrihen dyshimet se këtë dhuratë Lori e ka marrë nga partneri i saj i ri.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim nëse Lori do të japë detaje nga jeta e saj për fansat apo do vazhdojë ta mbajë atë sekret.
Burimi/newsbomb