Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejt fundit rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, ministrja Koçiu: Standarde shërbimi për mbi 100 mijë banorë

17:08 / August 6, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45092aea a886 4b4e 8c19 90dc09869884
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala inspektoi nga afër detajet e fundit të punimeve për rikonstruksionin e spitalit në Kavajë, një investim që ka mundësuar rehabilitimin tërësor të ambienteve duke sjell standarde të reja shërbimi për mbi 100 mijë banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth.

Gjatë vizitës në ambientet e rinovuara, ministrja Koçiu theksoi që punimet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit janë drejt përfundimit ku qytetarët do marrin shërbime shëndetësore në kushte dhe ambiente modern. ”Jemi në përfundim të punimeve të spitalit të Kavajës, që ka për afro një vit që është binjakëzuar me spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe shërben jo vetëm për banorët e Bashkisë së Kavajës dhe Bashkisë së Rrogozhinës, Ndërkohë është edhe një strukturë shumë e rëndësishme shëndetësore për të gjithë pushuesit që vijnë e pushojnë në vijën bregdetare nga Golemi në Spille”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u ndal tek përmirësimi i hapësirave që ka përfshirë ky investim ku është bërë i mundur edhe rinovimi tërësor i dy pavioneve, të Maternitetit dhe Pediatrisë.
”Është një strukturë shumë e rëndësishme shëndetësore që i kushtuam një rikonstruksion dhe rehabilitim të plotë të katër kateve, duke krijuar hidroizolimin e tarracës, rifreskimin dhe rishikimin edhe mënyrën se si organizoheshin pavioni i Maternitetit dhe i Pediatrisë, por ndërkohë edhe nyjet hidrosanitare dhe të gjithë problematikat që kjo infrastrukturë kishte, me qëllim kryesor për ta kthyer në shërbim funksional sa më të plotë për të gjithë qytetarët”.

Ajo vlerësoi punën e mjekëve për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët afër vendbanimit, një prej prioriteteve kryesore të MSHMS-së. Koçiu vuri theksin te Urgjenca, një ndër shërbimet e rëndësishme në Spitalin e Kavajës, veçanërisht gjatë sezonit veror. ”Urgjenca është pikë nevralgjike ne Spitalin e Kavajës për aq kohë sa pret jo vetëm qytetarët e Kavajës dhe Rrogozhinës, afro 100 000 banorë të të dy bashkive, por i shërben edhe të gjithë pushuesve që vijnë e pushojnë në bregdetin e Golemit deri në Spille. Kjo është arsyeja që duam të forcojmë edhe spitalin, jo vetëm infrastrukturën që tashmë e kemi në përfundim, por edhe shërbimin shëndetësor me mjekë që të jenë sa më afër banorëve”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja tha se një ndër shërbimet e rëndësishme në spitalin e Kavajës është edhe Kabineti i Fizioterapisë, një shërbim për të cilin po punohet për ta shtrirë edhe në të gjitha spitalet rajonale dhe forcuar si shërbim edhe në qendrat shëndetësore.

Albana Koçiu Kavaje SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.