Ura e Bilçës në Berat është drejt përfundimit, ku pas vendosjes së trarëve puna përmbi strukturën e urës po shkon drejt mbarimit. Rama ka postuar video nga punimet për përfundimin e Urës së Bilçës në Berat.
Ura e Bilçës në Berat lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi.
Ky investim, cilësuar si një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar, është projekti i bashkisë Berat me partneritet Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas projektuesve, kjo urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit, ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.
