Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejt shkrirjes Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat! Do të krijohet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

10:54 / November 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shcba 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pritet të transformohet në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Ministria e Brendshme ka future në procesin e konsultimit public nismën ligjore që parashikon krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila do të jetë një agjenci profesionale, për realizimin e mbikëqyrjes të veprimtarisë së subjekteve të Ministrisë së Brendshme.

“Projektligji siguron një organizim më të mirë të shërbimit për sa i përket funksionimit dhe rritjes së performancës së tij, duke arritur qëllimet dhe objektivat si të qeverisë dhe rritjes së besimit tek publiku. Theksojmë se, nisur nga problematikat e adresuara në shërbim, zgjidhja e tyre nuk mund të ofrohet nëpërmjet përmirësimeve të ligjit aktual, pasi është e domosdoshme që në kuadër të reformës në drejtësi, të reformohet plotësisht Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, si një Agjenci inteligjente e cila duhet të jetë e orientuar drejt informacionit cilësor si dhe veprimeve pro-aktive me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë korruptive dhe asaj të kundërligjshme në tërësi” shkruhet në relacionin e nismës.

Konkretisht, Projektvendimi synon, që t’i japë mundësi:

  • reformimit të Shërbimit, për të luftuar korrupsionin si dhe për të parandaluar veprimtarinë e kundërligjshme në radhët e strukturave subjekte të Shërbimit, duke e përafruar atë me agjencitë e tjera homologe të BE-së.
  • transformimit të Shërbimit drejt një modeli më demokratik sipas standardeve të EPAC-ut, si në aspektin e misionit, ashtu edhe në drejtim të përcaktimit të detyrave funksionale, përgjegjësive, strukturës dhe personelit.
  • forcimit të funksionit të Shërbimit, në zbatim të parimeve të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.
  • rritjes së kapaciteteve të shërbimit për një qasje pro-aktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të shërbimit.
  • parandalimit, zbulimit, dokumentimit dhe hetimit paraprak të veprimtarisë kriminale e korruptive, në strukturat subjekt i shërbimit.
  • përmirësimit të infrastrukturës teknologjike të shërbimit për t’iu përgjigjur dinamikës dhe kërkesave në rritje.
  • Realizimit të përgjegjësive të shërbimit, për vlerësimin kalimtar e periodik të punonjësve si dhe verifikimit për pajisjen me certifikatë të sigurimit të personelit, përgjegjësi shtesë të shërbimit, të ardhura si rezultat i reformës në sistemin e drejtësisë si dhe ligjit 12/2018.

Ministria e Brendshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.