Njerëzit kanë shpërthyer në komente pasi këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2022!
Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino. Në faqen e Eurovision në Instagram me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë hapi gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me një super performancë shpërthyese dhe mori mbështjetje të madhe nga të gjithë.