Hapja e Kopështit Zoologjik në Tiranë u reklamua si diçka që i kishte munguar kryeqytetit, madje mbarë vendit.
Por pasi e panë nuk ishin të pakët ata që ndjenë keqardhje për kafshët duke i cilësuar si të ‘gjora’ që po ‘digjeshin në diell’ e që nuk kishin një vend ku të fusnin kokën. Disa komentuan edhe ‘tigrin pa dhëmbë’ dhe të tjerë ‘luanin e mjerë’. Por më në fund ka reaguar Drejtoresha e Kopështit Zoologjik, Monika Lubonja.
“Kam frikë, por rri me kafshët. Tigri pa dhëmbë? E kemi të vogël, ta lëmë që t’i dalin kicat. Hajdeni, shiheni nga afër që pastaj shihni dhëmbët”, deklaroi Lubonja.