Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Burgjeve letër kryeprokurorëve: Po lirohen të burgosur pa mbaruar dënimin

21:51 / August 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ismailaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i DPB-së, Agimi Ismaili u ka dërguar shkresë zyrtare të gjithë Prokurorive  të rretheve për një bashkëpunim ndërinstitucional në interes të sigurisë publike dhe të realizimit të misionit të sistemit të ekzekutimeve të vendimeve penale me burgim. Letra i është dërguar për dijeni dhe prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtëisë Etilda Gjonaj.

Në dokumentet që Shqiptarja.com disponon Ismaili ngre problemet shqetësuese që hasen gjatë ekzekutimet e vendimeve penale në IEVP-t për shkak shumë gabimeve që kryen edhe nga Prokuroria.

Një ndër problemet më kryesore,  një çështje ligjore ende e pazgjidhur është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore  me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit” ku prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.

Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8328, dt 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989 “ Për  zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë” u shfuqizua dhe madje urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2004 për zbatim të menjëhershëm.

Problemi tjetër i rëndësishëm është llogaritja e dënimeve nga Prokuroria  që në shumë raste bëhet gabim . Në shkresë thuhet se ka raste  kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është I përfunduar dhe nuk mund të llogaritet dënimi por ka dhe të dënuar që janë të ekstraduar por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit.

Për sa më sipër , drejtori i DPB-së u ka kërkuar Prokurorive të Rretheve një marrëveshje bashkëpunimi  lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale me qëllim që të shmangen rastet e lirimit pa përfunduar afati i përcaktuar në urdhër-in e ekzekutimit të vendimit penal.

agim ismaili lirohen te denuarit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.