Drejtori i CIA-s, William Burns, mësohet se ka zhvilluar një takim në fshehtësi në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Gjatë takimit, sipas Washington Post, Burns i komunikoi Zelenskit se cilat janë pritshmëritë e SHBA-së për lëvizjet e ardhshme ushtarake të Rusisë.
Udhëtimi i Burns vjen në një moment kritik në luftën 11-mujore. Forcat ruse po kryejnë një sulm masiv pranë qytetit lindor të Bakhmut që po shkakton shumë viktima në të dyja anët.