Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Policisë Rrugore: Ne monitorojmë rrjetet sociale, identifikojmë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor

21:47 / March 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia rrugore monitoron rrjetet sociale për të identifikuar persona të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor e më pas i postojnë në profilet e tyre. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato gjatë emisionit “Log”.

Qato sqaroi se policia madje bën identifikimin e këtyre shkelësve dhe më pas i ndëshkon përmes gjobave për shkeljet respektive.

Altin Qato: Kemi pasur disa ditë të ngarkuara me ngjarje rrugore. Që të kemi një aksident rrugor, janë 3 elementë, rruga, mjetin dhe drejtuesin e mjetit. Policia nuk ka të drejtpërdrejt rol tek këto elementë, por ka rol në monitorimin e respektimit të ligjit dhe rregullave rrugore.

Policia e bën detyrën e vetë. Qoftë me monitorim të hapur me pajisje teknologjike, por edhe përmes rrjeteve sociale. E bëjmë dhe vazhdimisht ne ndëshkojmë ata që postojnë në rrjete sociale video për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dhe rastin që nxorri në pamje, ne e kemi identifikuar si mjet dhe do e gjobisim. Kemi shumë shkelje të tilla që janë konstatuar në rrjete sociale dhe janë ndëshkuar. Ne e kemi identifikuar si mjet dhe po gjurmojmë që të ndalohet personi që e ka reklamuar.

Pyetje: Kjo a lejohet nga pikëpamja ligjore? A e parashikon Kodi këtë lloj gjobe kur personi nuk kapet në flagrancë?

Qato: Një nga shkeljet kryesore që është burim i aksidenteve, është tejkalimi i shpejtësisë së lejuar. Që ne ta identifikojmë si polici, kemi mjetet teknologjike që dokumentojnë shpejtësinë. Nëse policia do vepronte apriori, do kishim shkelje të të drejtave. Në këtë rast, kjo është indicie. Është një nen në Kodin Rrugor që ka të bëjë me rregullimin e shpejtësisë. Ne nuk mund të dokumentojmë shpejtësinë e shfaqur në rrjete sociale, por ka një nen tjetër që ka të bëjë me rregullimin e shpejtësisë në akset rrugore. Nuk e dokumentojmë dot 100%, por ne i gjurmojmë këto mjete, i identifikojmë shkelësit dhe i gjobisim.

drejtori monitorojme policise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.