Drejtori i akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani, mendon se Mirsad Jonuz ka sjellë qetësinë në klub dhe mbi të gjitha ka treguar burrëri në zgjedhjet që ka bërë. Duke folur në “Pressing” ai argumentoi situatën në Shkodër duke vlerësuar maksimalisht.
“Jonuz është i vetmi që ka ardhur në Shkodër dhe është treguar burrë. Është i vetmi person që nuk ka ardhur të mbajë familjen me atë punë, të marrë rrogën në Shkodër. Atë që ka ta thotë në st. E përgëzoj për Lekajn, një lojtar që strukturat brenda nuk e kanë dashur, ka firmosur 16 vjeç e gjysmë. Kur u zëvendësua sot është çuar stadiumi në këmbë. Do ishte shumë më mirë ta bënin Vllazninë me lojtarë shkodranë, se të huajt që kanë ardhur nuk po luajnë, nuk duken askund. Nuk di më çfarë strategjie kemi, mendojnë të shesin lojtarë me 1 milion a 2 milionë euro po nuk e di si.
Shishet në fushë? Ata nuk janë më tifozët e dikurshëm të Shkodrës, se jeta vazhdon dhe ka pasur ndryshime në vite…
Qardaku është një mjeshtër për simulime, ne kemi fituar në akademi 20 penallti prej tij. Por në finale kundër Shkëndijës pastaj na la për dy kartonë të verdhë me 10 lojtarë që në minutë të 60. I kam thënë kujdes se do përfundosh si Bubeqi po vazhdove kështu. Por ai është mjeshtër, ne me ngadalësim në video e diskutojmë nëse e preku apo jo, kurse me shpejtësi normale të gënjen që është prekje. Nuk mendoj se ajo është penallti”, tha Hasani.