Pak ditë pas nisjes së “Big Brother Vip Albania 3”, Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e famshme, për shkak të një urgjence familjare.
Lajmi i papritur është bërë me dije përmes një zarfi, të cilin e ka lexuar Julian Deda.
“Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”.