Drini Zeqo është një ndër personazhet që ka treguar kujdes në daljet e tij në publik, pavarsiht interesit të madh që mund të ketë ndaj tij.
Edhe pse kështu, një vit më parë është kapur “mat” me një vajzë
në plazh, e cila njihet si “vajza me bikini”, pasi identiteti nuk iu zbulua.
Nuk e dimë nëse dyshja ishte në një lidhje, e megjithatë moderatori e mohoi disi kur tha që puna të lë pa martuar në “Mos i Fol Shoferit”.
Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 36-vjeçari tha: “Të lë. Më ka lënë pa martuar.”
Gjithsesi, deklarata e tij e fundit na lë të kuptojmë se Drini mund të ketë nisur një histori të re dashurie:
“Nuk jam i sigurt nëse jemi takuar në kohën e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, shkruante ai pak orë më parë.
Çfarë po ndodh në të vërtetë me Drinin, do e zbulojmë në vazhdim.