Edhe Gjirokastra ka ndezur dritat e bredhit simbolik të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, momente nga festimet e qytetarëve. Atmosferës së festimeve iu shtuan edhe fishekzjarret si dhe këngët e fëmijëve. Pazari karakteristik, komplekset muzealë, rrugët e kalldrëmta si dhe pjesa moderne e qytetit tashmë janë zbukuruar nga dekori shumëngjyrësh i festave, ndërsa Gjirokastra pret që në këtë atmosferë festash të vazhdojë të jetë destinacion tërheqës për turistët.
Postime te ngjashme
Add A Comment