Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për organizimi të lojerave të palejuara, mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Burime nga policia bëjnë me dije se 27-vje7ari me inicialet D.Sh., është arrestuar pasi në lokalin e tij “Bar kafe” që ndodhet në rrugën “Konferenca e Pezës” ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes e përdorimit të lëndëve narkotike.
Pas një kontrolli nga Policia e Shtetit, në ambjentin që zotëron i riu u gjetën doza hashashi, letra bixhozi, çipsa, një thikë dhe dhe dy targa automjetesh.