Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë në Aigaleo, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Droga u gjet në një banesë, brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve. Mediat greke raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kapte vlerën e 820 mijë eurove.
U sekuestrua 122 kg marijuanë, 17 kg kokainë, materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike, një armë zjarri pistoletë, 2 krehëra, 179 fishekë luftarak, 3 celularë dhe 2 automjete.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dy shqiptarëve.