Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Droni i policisë zbulon arën plot me kanabis

13:50 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis lezhe 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës njofton se ka arritur të zbulojë dhe të asgjesojë një parcelë të mbushur plot me kanabis në malin e Rrencit në Lezhë. Sipas bluve të Lezhës, parcela është zbuluar me anë të dronëve të Policisë së Shtetit, ndërsa janë djegur plotësisht 270 bimë cannabis sativa.

“Grupe të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, në terren, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike. Kontrollet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë në kuadër të planit operacional antikanabis të koduar “Imazhi”.

Konstatohet përmes përdorimit të dronit, dhe goditet që në fazat e para, një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike. Zbulohet një ambient i hapur, pronë publike në malin e Rrencit, ku kultivoheshin rreth 270 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të pyllëzuara dhe në terrene malore të qarkut të Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në faza fillestare, të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, grupet e kontrollit antikanabis të Policisë së Lezhës, në kuadër të planit operacional në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, falë përdorimit të dronëve, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të planit operacional “Imazhi”, si rezultat i përdorimit të dronit, në një ambient të hapur, pronë publike, në malin e Rrencit, u konstatuan të mbjella rreth 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.”, njofton Policia e Lezhës.

Lezhë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.