Dua Lipa, do të jetë pjesë në filmin e fundit të Daniel Craig. Gjatë një konference për mediat e huaja bëne të ditur zyrtarisht se Lipa do të regjistrojë kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond.

“Panorama” shkruan se klipi do të filmohet në Matera të Italisë. Burimet treguan se këngëtarja do të qëndrojë në Savelletri, më pas do të transferohet në provincën e Matera-s, dhe pastaj në Sassi të Matera, për të realizuar kolonën zanore të filmit.

Sam Smith ishte i përzgjedhuri për filmin e fundit Bond, “Spectre”, në vitin 2015. Për këngën “Writing’s On The Wall” ai fitoi edhe çmimin “Oscar” për Këngën më të Mirë Origjinale, në vitin 2016.
