Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur, pasi rrëmbeu dy çmime në “Grammy Awards” me të cilat u bë shqiptarja e parë në histori që fiton në këtë event, ajo tani ka treguar për suksesin e radhës.

Në llogarinë e saj në “Instagram” Dua ka treguar se kënga e saj e re “Swan Song” ka arritur të klikohet mbi 20 milionë herë që nga koha e publikimit.
“Gati 20 milionë për ‘Swan Song’!! Alita Battle Angel tashmë është duke u shfaqur në teatër. Faleminderit” ka shkruar Dua. Kënga “Sëan Song” është kolona zanore e filmit më të ri “Alita Battle Angel”.