Dua Lipa vazhdon të mbajë vëmendjen e publikut me turneun e saj global.
Pas një suksesi të madh në Australi dhe Zelandën e Re, ajo aktualisht po shijon disa ditë pushimi përpara se të nisë pjesën evropiane të turneut në fillim të muajit maj.
Por lajmet nuk përfundojnë këtu!
Ajo ka zbuluar se fundi i këtij viti do ta gjejë në Amerikën Latine.
Dua ka bërë publike datat për turneun në këtë rajon, i cili do të nisë në shtator.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në turin e saj ndërkombëtar, dhe fansat në Amerikën Latine tashmë po presin me padurim ardhjen e saj.
Duket se 2025-a do të jetë një vit i mbushur me performanca për të – me energji, këngë të reja dhe sigurisht, plot dashuri nga fansat në çdo cep të botës.
