Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dua telenovela me të puthur, me femra me rrobebanjo”, deputeti Ervin Bushati s’përmbahet në emision: Burri s’sheh burra

10:26 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS në Tiranë, Ervin Bushati, i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ka folur dhe për fenomenin e përhapur gjerësisht në Shqipëri, atë të dhunës ndaj grave. Ai ka theksuar se një ndikim në shoqëri kanë edhe telenovelat që transmetohen në stacionet televizive, që janë të dhunshme.

Ervin Bushati është shprehur se edhe telenovelat duhen përzgjedhur. Madje ai ka sugjeruar telenovelat braziliane, ku të shfaqen më shumë femra me rrobebanjo. Në këtë mënyrë, sipas tij, nuk do të shikojmë shembuj të këqinj, të burrave me mustaqe dhe me pistoleta.

“Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me pistoleta dhe shumë të dhunshme, dhunohen gratë. Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura. Këtu janë të gjithë ca të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën që nuk e di nga i kanë mësuar se janë të gjithë pashkollë e të gjithë me pistoleta. Do doja që mos të jepnin më telenovela me pistoleta e me burra me mustaqe. Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash? Ky është një pushtim dhune me me telenovela që kanë vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar. Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanjo. Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. Burri nuk sheh burra. Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?” – është shprehur deputeti i PS, Ervin Bushati.

Ervin Bushati ezeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.