Jemi në prag festash, por qytetarët e Vlorës kanë plot katër ditë pa ujë të pijshëm.
Një problem i pazakontë dhe alarmant që akoma nuk është zgjidhur nga Ujësjellësi, ndërsa ka çuar edhe në pezullimin e aktivitetit të dhjetëra bizneseve.
Edhe sot, 29 dhjetor, vlonjatët janë ngritur në shenjë proteste. Këtë herë, para ambienteve të bashkisë së qytetit bregdetar, ku ka edhe prezencë të forcave policore.
Ka pasur tensione të vazhdueshme pasi protestuesit kanë përplasur dyert e bashkisë dhe tentojnë të futen brenda.
“Duam ujë”, “Të vijë kryetarja”, “Hapni dyert e bashkisë”, janë thirrjet në sfond.
Të dielën, ata vërshuan në teatrin e qytetit “Petro Marko”, ku nuk lejuan zhvillimin e koncertit.
