Arkivoli me trupin e Klajdi Bitrit, i cili u vra pak ditë më parë duke mbrojtur shokun e tij italian, doli nga morgu nën duartrokitjet dhe lotët e miqve dhe dashamirësve.
Makina që mbante arkëmortin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet.
Ndërkohë sot pasdite, në orën 18:00, nga Piazza Cavour do të nisë edhe një kortezh kushtuar të riut shqiptar të vrarë.
Hetimet vazhdojnë ende dhe në vijim pritet të zbardhet nëse shtiza e peshkimit është përdorur qëllimisht me forcë apo si mjet për t’u mbrojtur, ashtu siç deklaron autori i krimit, algjeriani Fatah Melloul, 27 vjeç..