Dubai është kthyer në një strehë për rusët e pasur për të mos u prekur nga sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë.
Drejtues të biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë thënë për BBC se shumë rusë janë zhvendosur në vend duke blerë prona dhe apartamente luksoze.
Blerjet e pronave nga rusët në Dubai u rriten me 67% në tre muajt e parë të 2022.
Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë mbajtur në qëndrim ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë dhe as nuk kanë vendosur sanksione. Ajo gjithashtu jep viza për qytetarët rus të cilat perëndimi i ka pezulluar.
“Që nga fillimi i luftë kemi 5 herë më shumë kërkesa nga rusët. Ata i druhen një krize ekonomike nga lufta. Kjo është arsyeja përse po zhvendosen këtu duke siguruar pasurië e tyre”, është shprehur kompaniaVirtuzone që ndihmon kompanitë të shtrinë aktivitetin e tyre në Dubai.
Një ekonomist rus tha se nga vendi janë larguar 200.000 rus në 10 ditët e para pas luftës megjithatë nuk dihet se sa është shifra e saktë.