Disa të rinj në Lezhë kanë mbajtur një protestë këtë të premte për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit të tij në komisariat.
Të rinjtë u mblodhën përpara komisariatit të qytetit, ku ndezën qirinj dhe zhvilluan homazhe në nder të 32-vjeçarit.
Njëri prej të pranishmëve u shpreh për mediat se ai beson që Kurti u vra barbarisht nga policia, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë.
“Sot protestojmë për vrasjen e Learit, ne jemi mbledhur këtu për të bërë homazhe për vdekjen e atij që u vra barbarisht nga policia. Nga kjo polici e cila është një polici e krimit. Mund të ishte secili nga ne në vend të Learit. Po mos të ngrihemi ne rinia, kush do ngrihet? Po mos të ngrihemi tani, kur do ngrihemi? Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë të protestojmë për këtë vrasje makabër”, tha ai.