Ministri gjerman për Europën Michael Roth ka pritur në Berlin ministrin në detyrë të MEPJ-së, Gent Cakaj, e nëpërmjet një postimi në Twitter jep dhe një mesazh për opozitën shqiptare.
“Shumë të shqetësuar nga dhuna gjatë protestave të fundit të opozitës. Mesazh i qartë ndaj opozitës: Dhuna absolutisht e papranueshme! Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim me gjithë zemër perspektivën e Shqipërisë në BE. Duhet t’i mbajmë premtimet tona!”, shkruan Roth.
Ndërkohë një ditë më parë ishte eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein bashkë me kolegun e tij Eduard Kukan që nëpërmjet një deklarate u shprehën kundër dhunës në protesta.
Lexo edhe- Parlamenti Europian: Një thirrje evropiane dhe ndër-partizane për qytetarët shqiptarë