Pasi siguruan finalen, Albina dhe Familja Kelmendi do të ngjiten në skenën e Eurovizionit për të performuar për së dyti herë këngën e tyre “Duje”.
Në bazë të klikimeve në Youtube, kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë kompeticion është një ndër më të shikuarat.
Aktualisht, kënga ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionëshe kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia dhe Çekia.