Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Duka: Halli i Berishës, s’është i gjithë opozitës! Të përballet individualisht me drejtësinë!

20:02 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka agron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv thotë se halli i Sali Berishës me drejtësinë nuk është halli i gjithë opozitës, ndërsa shton se individualisht gjithsecili duhet të përballet me drejtësinë. I pyetur nëse opozita po behet avokat i ish-kryeministrit, Duka tha se ka disa elementë që e mbështesin, por nuk janë të gjithë. Duka u shpreh se do të marrin një iniciativë me Dulen që të bëjnë një federatë opozitare, ku të ftohen të gjithë forcat e opozitës, që të mos ketë 1 drejtues, por disa.

‘Faktikisht ka përkuar si kohë që Berisha ka problem me SPKA-un. Halli i Berishës nuk është halli i gjithë opozitës ndoshta ka elementë aty që qajnë hallin e opozitë. Opozita është çorientuar dhe mundohet të orientohet drejt një shumice njerëzish. Ne u orientuam drejt shumicës, se ndoshta t’i shërbejmë bashkimit. Kemi marrë një iniciativë me Dulen të bëjmë një federatë opozitare ku të ftohen këto forcat e pozitës dhe opozitës ku të krijojmë një federatë ku mos të ketë një 1, por disa. Qëllimi është t’i shërbejmë bashkimit dhe jo ndarjes.

Nuk bashkohet asnjë, as Lulzim Basha. Nuk mundet ne të përjashtojmë njerëz që kanë mandat deputeti. A vjen me një thes votash apo një grusht bëhet pjesë. Individualisht duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ka edhe deputetë  Të mundohemi ti shërbejmë asaj për të cilën na kanë votuar.’- tha Duka.

Sa i takon sjelljes së Rithemelimit në Kuvend me idenë e qartë për të krijuar kaos, Duka tha se e mbështet, por personalisht nuk do të bënte veprime të tilla.

‘Opozita po e bën për mospranimin e komisioneve hetimore. Për mua edhe reforma Zgjedhore ka dy vite që nuk bëhet asgjë. Edhe ata e dinë që nëse bllokojnë punimet e parlamentit i heqin një anë të fortë vetes. Jemi të detyruar të bëjmë diçka të tillë të tërheqin opinionin vendas apo ndërkombëtar të detyrojnë mazhorancën Ramën se ai e ka në dorë, që të na japi të drejtë kushtetuese. I kalojnë të gjitha pas asnjë diskutim.  Unë se bëj dot si natyrë veprime të tilla që po bën kaosi. Nuk jam agresiv, por nuk jam kundër atyre. Duke vënë në balancë atë që ndodh dhe duke blloku Kuvendin të fitojmë të drejtat kushtetuese, unë i jap të drejtë opozitës. Të ishin të gjithë opozitarët si unë do të vijonte Kuvendi.’- tha Duka.

Agrare Ambientaliste Agron Duka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.