Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë paraqitjen e trajnerit Ilir Daja.
Për pjesën e parë të ndeshjes Duka e ka marrë përgjigjen përsa i përket rolit të Ilir Dajës.
“Mendoj se prezenca e Armando Dukës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ka qenë një sinjal për të parë paraqitjen e Dajës fizikisht nga vendi i ngjarjes dhe po mendoj se pjesën e parë e ka marrë përgjigjen më të mirë Armando Duka sa i përket Ilir Dajës”,-tha gazetari Naim Selmani.
