Në botën e futbollit në Shqipëri janë gjithsej tre person atë prekur nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili tha se janë infektuar gjithsej tre persona, përfshirë edhe Florian Rizën, që është një rast i bërë publik tashmë.
“Janë vetëm tre raste që kanë rezultuar pozitiv. njëri vazhdon të jetë i infektuar dhe vazhdon të luftojë. Njëri është Florian Riza, ndërsa të tjerët nuk ka rëndësi kush janë. Ato janë pjesë e botës së futbollit,”– tha Duka.
Florian Riza ishte personi i parë që u konfirmua si i infektuar me Covid-19 në botën e sportit. në intervista, ai deklaroi edhëe mënyrën se si e kaloi virusin, duke shtuar se gjendja tek Infektivi është shumë e rënduar dhe nuk ka kushte.