Gjatë një sondazhi mediatik mësohet se shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin në kërkesën e tij që prokurorëve të SPAK t’u lejohet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 72.1% e shqiptarëve të anketuar, thonë ‘po’ u duhet lejuar mundësia e rikandidimit. Vetëm një përqindje shumë e vogël, 26.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit shprehen kundër rikandidimit për prokurorët e SPAK.
Shpalljen e Dumanit kampion i antikorrupsionit, 40.1% e shqiptarëve thonë se është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë. Ndërkohë, mesazh për Sali Berishën e quajnë 40.5% e diasporës, krahasuar me 38.7% e shqiptarëve brenda vendit.
Shënim: Kampioni 2227 zgjedhës të prirur për të votuar; 1492 në territorin e Shqipërisë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo qark, si edhe 735 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 2.9%.