Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Durana Tech Park pret “banorët” e parë, Rama: Interes i lartë nga kompani të huaja, një vizion që dukej utopik

17:02 / April 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 02 at 12.03.46 PM scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Portat e Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të rajonit, u hapën sot me dhënien e certifikatave për rezidentët e parë të saj. Kryeministri Edi Rama deklaroi se certifikimi i rezidentëve të parë në Durana, është produkti i parë konkret i një vizioni që dukej utopik.

”Kemi një produkt të parë, konkret të një vizioni që dukej utopik kur ne nisëm realizimin e tij. Ashtu siç dukej utopik edhe qëllimi ynë për të bërë Shqipërinë lider në shërbimet publike elektronike, gjë që sot është fakt. Ashtu si dukej utopik edhe besimi ynë se procesin e negociatave do ta përshpejtonim eksponencialisht nga Inteligjenca Artificiale. Ashtu siç dukej utopik dhe qëllimi tjetër që të kemi në dispozicion një model të IA për të zhvilluar prokurimet publike”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se ka pasur interes të lartë nga kompani të huaja, nga vende të ndryshme të botës për t’u bërë pjesë e Durana Tech Park. ”Ajo që është një surprizë e bukur për ne, nuk është thjeshtë numri i kompanive të huaja apo diversiteti i hartës nga SHBA, në Estoni, Gjermani e deri në Azi, por është fakti që ka interes të lartë nga institucione akademike”, theksoi Rama.

Kryeministri informoi se ka filluar procesi për tre universitete të mirënjohura italiane dhe ka interes edhe nga universitete të tjera. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Durana Tech Park synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa nxit zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Me fokus në kërkimin, inovacionin dhe prodhimin në sektorin e teknologjisë, ky park teknologjik është projektuar për të krijuar një grup ekspertësh të aftë dhe për të shtyrë përpara rritjen ekonomike.

Durana Tech Park është vendosur në Xhafzotaj. Vendndodhja është strategjike për shkak të afërsisë së saj (15 minuta) me Portin e Durrësit (më i madhi në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Adriatik) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (20 minuta).

Garanton akses në tregjet më të mëdha dhe më të kualifikuara të punës në vend (Tirana dhe Durrësi), ku përqendrohen 75% e institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore. Zona është mjaft e madhe, me një sipërfaqe prej rreth 26 ha gjithsej. Kjo pronë është e ndarë në tri pjesë të veçanta që nuk janë direkt të lidhura, edhe pse janë pranë njëra-tjetrës.

Durana Tech Park Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.