Në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se “Durana Tech Park” është një mundësi shumë e mirë dhe se do të krijojë 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë.
“Jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën. Për të krijuar edhe një hapësirë në funksion të BE dhe zhvillim të teknologjisë në Bashkimin Europian, për të krijuar edhe lehtësi, ndërsa BE është në procesin e rregullimit të kompanive që funksionojnë në këtë fushë. Ne ju japim atyre mundësitë e hapësirave. Synojmë të arrijmë mbi 5 mijë mundësi për punë që do të thotë me paga shumë të larta. Shumë më të larta se pagat tona. Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona brenda dy dekadave, nga kjo iniciativë. Gjë që e kemi studiuar dhe konfirmuar së bashku me partnerët tanë francez dhe po ashtu synojmë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që flas të jenë mbi gjysmë miliardë euro”, tha mes të tjerash kryeministri.