Dy persona kanë humbur jetën, pas një aksident rrugor të ndodhur pasditen e stome në rrugën e ish-kënetës në Durrës.
Mësohet se një automjet ka goditur për vdekje dy këmbësorë.
Dy gra janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës: Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe. Sabija është nusja e djalit të viktimës tjetër.
Dy gratë, mësohet se sapo kishin zbritur nga një autobus urban, kur u përplasën nga automjeti tip BMË me targë “AA 835 BD” që drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili është ndaluar nga Policia.
Në rrugën ku kanë ndodhur ngjarja, janë shënuar disa aksidente me pasojë fatale për jetën vitet e fundit.
“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe”, njoftoi Policia.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se “në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetase këmbësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”., thuhet në njoftimin e policisë.
.