Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku ka mbetur pa jetë një 72-vjeçar me iniciale H.D. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit 28-vjeçar me iniciale R.B banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.