Sot rreth orës 19:35, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë mbërritur shtetasit B.Y., 70 vjeç dhe Th.Y., 70 vjeçe , banues në lagjen 15. Ata janë dhunuar në rrethana ende të paqarta dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Burime pranë Policisë lokale bënë me dije se ata janë goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe besohet se autorët nuk kanë vjedhur asgjë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.