Një 25-vjeçare është aksidentuar mesditën e të premtes. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit në Durrës rreth orës 12.15.
Aktualisht e reja, e cila ende nuk është identifikuar, ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësorë. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve
NJOFTIMI
Informacion Paraprak.
Më datë 08.03.2019, rreth orës 12:15 , në lagjen Nr 4 Durrës , në afërsi të Stacionit të Trenit , shtetasi A.Xh , 28 vjeç , banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.