Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Durrësi, destinacion për festa/ Hotelet në bregdet mbushen me shqiptarë dhe të huaj për pushimet e dimrit

13:08 / December 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5672
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitet e fundit, Durrësi është një nga destinacionet kryesore për festat e fundvitit.

Operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese shprehen se këtë vit ka pasur interes më të lartë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në qytetin bregdetar.

Kërkesat kanë nisur herët dhe në pjesën më të madhe vijnë nga turistë të huaj, të cilët po e zgjedhin gjithnjë e më shpesh Shqipërinë për festat e fundvitit.

“Pjesa më e madhe e kërkesave ka qenë nga shtetas të huaj dhe ka nisur që në fillim të shtatorit. Nga viti në vit kërkesa e të huajve për të festuar në Shqipëri është rritur. Ata që e preferojnë më shumë janë bullgarët, sllovenët, gjermanët dhe këtë vit ka edhe amerikanë.”, shprehet Blerim Norja, Unioni Turistik Shqiptar, Dega e Rajonit Qendror.

Çmimet e favorshme, organizimet cilësore dhe ruajtja e traditës në tryezë janë disa nga faktorët kryesorë që i shtyjnë turistët të zgjedhin Durrësin për të festuar jashtë shtëpisë.

“Është menuja tradicionale, që është e panegociueshme… Po ashtu organizimi i programit, muzika shqiptare, kostumet dhe vallet tradicionale”, shprehet Blerim Norja, Drejtues i Rajonit Qendror ATU.

Përveç traditës, Durrësi ofron edhe natyrën, detin dhe klimën e butë dimërore. Jo vetëm turistët e huaj, por gjithnjë e më shumë edhe familjet shqiptare po zgjedhin ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në ambiente festive, buzë detit.

destinacion Durrësi festa hotelet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.