Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Durrësi do të ndëshkojë Rilindjen”/ Meta: Edhe Rama e pranoi që kandidati ynë është më i miri!

16:41 / April 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 2 762x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Durrësit, ku tha i bindur se fitues në zgjedhjet e 14 majit do të jetë kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Igli Cara.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se Cara ka një vizion dhe strategji të qartë për qytetin e Durrësit.

Meta: Edi Rama është i dëshpëruar këto ditë, duke bërë dhe thirrje nga më të marrat.E pranoi dhe vetë se kandidati ynë në Durrës është më i mirë por që atij i duhet një pastruese. Durrësi do të zgjedhë Igli Carën pasi ka vizionin e duhur dhe legjitimitetin e jashtëzakonshëm, vjen nga primaret. Do i japë zgjidhje problemeve që Rilindja nuk i dha në 22 vite, pasi kjo e fundit nuk kishte hall si do i zgjidhte problemet e qytetit.

Rilindja nuk ka bërë asgjë për të nxitur e rritur prodhimin bujqësor e agroturizmin. Plani i Igli Carës për këtë fushë është tejet ambicioz. Po kështu Durrësi, si një projekt më vete është risi dhe besoj shumë te realizimi i projektit të zotit Cara. Me Igli Carën kemi një kandidat të gjithë opozitës qytetarë në Durrës dhe korrupsioni absolut do zëvendësohet me transparencën absolute. Nuk do ketë më taksa për shërbime që nuk u kthehen qytetarëve, nuk do ketë më pastruese që të firmosë 10 milionë nga taksat për të paguar inceneratorin e Tiranës.

Ky është shqetësimi i Ramës, jo qyteti i Durrësit. Ata edhe tërmetin e përdorën për goditjet e tyre dhe jo për të mbrojtur Durrësin. Durrësi në 14 maj do ndëshkojë arrogancën e rilindjes. Kemi një filozofi krejt tjetër, një frymë bashkëpunuese dhe nxitëse për t’i shërbyer qytetarëve. Edi Rama e di që në 14 maj do rrëzohet modeli që solli ai përmes bashkive dhe që më pas e ktheu në shtet ku betoni kriminal vendoset para interesit qytetar dhe kap institucionet.

Rama kishte të gjitha bashkitë në këto vite, çfarë bëri. Falimentoi  bashkitë, të tjera i çoi në prag falimenti. Atje ku ka dhënë para i ka dhënë për t’i pastruar këta të vetët që t’i rikthehen po atij. Në 14 maj me votën e tyre, qytetarët shqiptarë i tregojnë Ramës se ky popull nuk mund të bullizohet nga një i marrë që është dehur me pushtet apo nga overdozat që kalon herë pas here. Rama e ndjen humbjen dhe vetëm e thellon atë më tej. Të mirët nuk kanë fituar sepse janë nënvlerësuar.

14 Maj Durrësi Rama Rilindjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.